Uria dhe Jetimi
Pse jam vetëm -pse me lanë?
Pse po vuaj – e pse s’më duan?
Pse po qaj, i dëshpëruar?
Si një zog pa nënë vetmuar.
Ku shkoj shpirti xhevahir?
Ku shkoj dhembja aq e mirë?
Ku është gjyshja ku më shkoi?
Thellë në gji duart mua të mi ngrohi.
Thjesht e imja
Nuk e di në të harrova
A të humba pakuptuar,
Them se po, të dashurova
Të dashuroj edhe harruar!
Ti je mbresa më e bukur
Që durove në stuhi,
Nëse sonte je e zhdukur
Të sjell era përsëri.
Nuk munda, unë
Ti nuk munde kurrë të më jepje dashuri
Aq sa unë nuk mund të ndjeje ti për mua,
Edhe zgjodhe që të zhdukesh përgjithnji
Kurse unë s’e zgjodha vetë që të të dua.
Ti nuk harron të vizitosh ëndrrat e mia
Nuk pranon të quhesh e harruar,
Ndoshta përpiqesh t’më kujtosh, që dashuria
mund të jetë e gjallë, duke munguar!
Akoma këtu
I more të gjitha kujtimet e tua,
Dhe humbe në vjeshtën që erdhi me shi,
U tretën në shi me mijëra ’’të dua’’,
Më le një të vetme, fotografi.
Reth meje fytyra, të zbehta, pa ngjyra,
Dhe zhurma e shiut, që xhamin godet,
Rroba të hedhura, gota të derdhura,
Gjithçka ka mbaruar dhe duket pa jetë!
Fjala
Sa e ëmbël, dhe e brishtë,
Herë këndshme, herë e trishtë,
Me fjalë bën shumë për veti,
Mund ta sheh hairin dhe shteti!
Po me fjalë, mund te behën ura,
Behën bashkë shumë gra dhe burra,
po te bëjnë mendjen, e vetë,
mund te bëjnë puqe ne shtet!
Dashuri e mërzitur
Fuqishëm e desha një femër,
në një ditë vere me zheg
plagë të rënda më la në zemër
për buzët e saja të ëmbëla si shegë.
Mendoj vetëm për bukurinë e saj,
për flokët e mira të dendura,
s’mund kush nga ajo t’më ndaj,
se bënte hije prapa me të prekura.
