Tag Archives: bota ime
Do të vij
Vështroj diellin tek perëndon
hedh vështrim rreth detit të qetë,
ti je larg, shumë larg meje
e une, jam e vetme larg teje.
E vetme në këtë tokë të huaj
dhe s’gjej dot ngrohtësi,
e kur shtrihem të flej
në mendje më vjen vetëm ti.
Unë do të vij te tin ë ëndërr,
unë do të vij, më prit,
jeta ime është ëndërr është ankth,
syve të mi t’u kthejë dritë!
Poezi nga: Rudina Baktu
Më e shtrenjta dashuri
Mëngjeset e vrenjtura mi bën diell
Zemrës time mi shton jete
Sa herë ty në krah të mbaj
Syve të mi ti dritë mi jep.
Thellë nga shpirti ti buron
Ti që yjet i ule për mua
Në dorë botën ma dhuron
Ditët mi ngroh me rrezet tua.
Vdes për ty
Në shkoftë një ditë pa të përmendur
Pa i thënë vetës sa shumë të dua
Do të thotë që jam çmendur
Ose më diell nuk lind për mua.
Nuk di ç’ të them, ndaj dhe hesht
Më ikin fjalët kur t’ shoh në sy…
Kam mendu’ diçka të thjeshtë
Shqip dhe bukur ” vdes për ty”.
Ti gjithçka me sy ma thua
E me fjalë shpirtin ma merr
Një herë ti puth buzët e tua
E të digjem një mijë herë.
Kjo eshte bota që unë dua
Gjej parajsë brenda në ferr.
Poezi nga Bledi Ylli
Dikush
Të pamundura në jet nuk ka,
As të mundur gjithçka s’gjen,
Dikush nuk vlerëson, atë që ka,
Dikush sa gjysma, thot… “të kem”.
Nuk iu gjet karari dhimbjes,
Plag të thella, që gjak s’pikojn.
Dikush ngushëllon mendimet,
Dikush tjetër, gjak loton!
Bota e brendshme
Sytë flasin më shumë se fjala
e brenda tyre kish pikëllim,
Me anë të syve tregonte shpirtin
atë shpirt plot ngashërim.
E shihte botën krejt ndryshe
diçka të zezë si shpirti pa jetë,
e rrathët e syve ashtu të nxirë
mbi të tregonin një të vërtetë.
Rezistuam
Netëve të errëta, kur kalonim
Përmes lagjes, krah per krah,
Të pata thn, e mbaj mend mirë
të dytë në botë,si ti nuk ka!
Komplimenti të pelqeu
më përqafove dhe më the,
Zemra syri s’më gënjeu
dhe ti shok në botë s’ke.
Që atëherë shumë kohë kaloi
dashurinë vetëm e shtuam,
Kush na njohu e s’na lakmoi?
Si mundëm dhe rezistuam?
Poezi nga: Astrit Balliu