Akoma këtu
I more të gjitha kujtimet e tua,
Dhe humbe në vjeshtën që erdhi me shi,
U tretën në shi me mijëra ’’të dua’’,
Më le një të vetme, fotografi.
Reth meje fytyra, të zbehta, pa ngjyra,
Dhe zhurma e shiut, që xhamin godet,
Rroba të hedhura, gota të derdhura,
Gjithçka ka mbaruar dhe duket pa jetë!
Një fund që afrohet, si gropë që zmadhohet,
Dhe unë i drejtohem syve të tu,
Në duart e mia…, fotografia,
Dhe unë që të pres, akoma këtu!
Akoma duroj, por sa nuk e di,
Për ty po jetoj, përse prap s’e di,
Diku ti do t’flesh, por do t’zgjohesh me mua
Përse nuk e di, por di që Të Dua!!!
Poezi nga: Bledi Ylli
