Tag Archives: allahu eshte nje
O ti qe deshiron Xhenetin
O ti që dëshiron Xhenetin,
Vallë për të a po punon,
Ditët e jetës në dunja,
Vallë si po i shpenzon?
Kalojnë ditët me shpejtësi,
Jeta jote po shkurtohet,
Çdo ditë e njejta histoeri,
Pritet një ditë që të pendohet.
E njoha Zotin tim
Kujtoj atë ditë,
mundim, brengë, vështirësi,
dhe sa shumë durim dritë,
duhej atë ditë.
I brishtë në gjunjë rashë,
në hidhërim humnerë,
më i fortë u ngrita,
me lutje dhe lotë në zemër.
Muhammedi s.a.v.s
Muhammed emër që zgjodhi qielli,
Muhammed emër për të cilin lind dielli,
Muhammed emër që emërtoi nëna,
Muhammed emër për të cilin u nda hëna.
Muhammed simbol i paqes dashurisë,
Muhammed simbol i prehjes dhe qetësisë,
Muhammed simbol i bashkimit dhe vëllazërisë,
Muhammed simbol i luftës dhe lirisë.
Muhammed shembull për pleq e fëmijë,
Muhammed shembull n’pasuri e varfëri,
Muhammed shembull n’familje e shoqëri,
Muhammed shembull n’tubime e vetmi.
Qetësia Shpirtërore
Në këtë botë i varfër, në botën tjetër i pasur.
Në qenien time heshtur jeton ndërgjegja
Çmon kohën hijeshinë e botës
Qetësia hyjnore vet mrekullia
Qëndisur me pasuri pesë shtyllësh.
Pak para agimit Mëngjesin e hershëm
Në ritual pastrim shpirtëror na fton
Duhet rënë në sexhde Krijuesi na urdhëron
Vuajtjet e vdekjes të anashkalojmë.
Vetem per ty Allah
Ç’është kështu me ne muslimanët
për Allah shumë pak punojmë
Fenë ne e kemi në duar
por si duket nuk e kuptojmë.
Ti o Zot që na ke fal
para teje kemi me dal
me çfarë fytyre o Allah
që je mundue veç për një dynja