Category Archives: Poezi Shqip
Më fal
Të dua më the atë çast,
Dhe unë në sy të shikova,
Tè bera ta thuash prapë,
Dhe zemrën tënde lëndova.
Të bëra i vetëm të ndihesh,
Por në çast u pendova,
Dhe doja të isha me ty,
Dhe falje nga ty unë kërkova.
Dhe prisja përgjigje të më ktheje,
Dhe fjalën tënde të ngrohtë, Të dua,
përsëri të më thoje me syt e mbushur me lot,
Dhe zemra tani e kuptoi dhe vuan më kot.
Malli
Mall, dhimbje dhe lot
Ishin ditë dhe netë të bukura kur pranë teje isha,
Në mendjen time u thurrën ëndrra që kurrë nuk i prisja,
Çdo natë kur sytë i mbyllja, emrin tënd thërrisja.
Thërrisja dhe thoje të dua
Dhe përjetë do të dua,
Nga zemra ime kurrë,
Nuk do të shuaj.
Lokja.
Ne një kasolle, për buzë një fshati
Rrethua n ‘shkurre, e dëllinja,
Veç një loke, e kish “lanë fati”,
Buzë një kodre, nën do brinja.
Gjysmë hapur, ish çatia,
Si me ndalë shiun qe pikonte,
Ah sa shumë, e vret mërzia,
Por askush, s’del ta ndihmonte.
Në dhe të huaj
Sa lot dhe vuajtje
me veten time kalova,
per rinine e humbur
qe ne dhe te huaj e çova.
Kur kishim varfërinë
kishim dhe dashurinë,
tani pará kemi
nga jeta të plakur jemi.
Dasma
Porsi lule, mbi kurora,
Po vijnë të rinjtë nga diaspora,
Me u ba bashkë, vllezër e motra,
Veç për gëzim, i pret Kosova!
Për fillim kërcet tupani,
Na banë bashkë, porsi varg mali.
Të gjithë bashkë, kanë hy në valle,
Nipa, mbesa, dajallarë.
Qukapiku dhe djali
Qukapiku pik-pik
Fluturon deg më degë,
– Ç’pun bën, ore mik ?!-
I thot djali kur e sheh në shegë.
– Unë po shoh diellin,
I përgjigjet qukapiku,
– Pres që të më sjellin,
Natën që sapo iku!
