Category Archives: Poezi Shqip
Dikur
Mbrëmje heshtur, hënë e plotë,
End’ i humbur në hap’sirë,
Të kërkoj e s’të gjej dot,
Je një yll i fshehur mirë!
Dikush, dikur, diku më tha,
Pa ty se dua unë jetën time,
Kjo jetë dihet një fund e ka,
E gjer në fund ka dhe premtime!
Loti
Lotin derdhim të hidhëruar,
kur humbasim dashurinë,
Qajmë dhe kur jemi të gëzuar ,
qajmë se rigjejmë lumturinë.
Lot i paster kristal, qe pikon,
në c’do ndjenjë veten e gjen,
Dhe ndjenjën që tek zemra ron,
Zemra në fjal’ dot s’e përkthen.
Vuajtja
Një dhimbje që dal ngadalë të thyen,
Duket e bukur por brenda të grryen,
është një rrugë e errët pa kthim,
nuk ka asgjë vetëm hidhërim.
Vuajtja çdo ditë më shumë më tremb,
Vuajtja çdo ditë më dhemb,
Po më shkatërron dal ngadalë,
Pendohesh e nuk të fal.
Vuajtja më dhemb si asnjëherë më parë,
Dhe, më tepër s’mundem dot,
Te vuash është e kotë,
Të gjithë paguajnë në këtë botë.
Vuajtjet e çobanit
Kush i’a di hallin Çobanit,
Kush ka vuajtur e beson,
S’ka dyshek, e as jorgan,
Shargu dhe gjembi e ç’pon.
Pa jastëk nën kok një gurë,
Bie shi dhe bëhet qullë,
Përmes erës dhe acarit,
Këmbët qull nga vesa e barit.
Pikëllim
Për një rrugë, e për një shkollë,
Për një dritë, me fazë të hollë,
Për një kokërr, aspirinë,
Kyçën derën, e lanë shtepinë.
Kyçën derën, të pikëlluar,
Qanë me lot të përvëluar,
Kthyen kokën dhe njëherë
Panë vatanin të bërë vrer.
Mbase njdonjë ditë, do më kërkosh
Mbase ndonjë ditë, ti do më kërkosh,
Mbase ndonjë ditë, do të më lutesh?
Unë gjithmonë do të të dashuroj,
Si dikur kaluam bashkë shumë vuajtje.
Në flaken e dashurisë tënde do të digjem
E në u bëfsha krejt shkrumb e hi,
Unë prapëseprapë nuk do tërhiqem,
Derisa të më shtrëngosh fort në gji.
Do të vi papritmas, porsi uragan
Do të mbështjell me krahët e mi,
Do fluturojmë bashkë qiejve pa anë,
Atje kur shpirti ynë do gjejë qetësi.
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari
