Malli
Mall, dhimbje dhe lot
Ishin ditë dhe netë të bukura kur pranë teje isha,
Në mendjen time u thurrën ëndrra që kurrë nuk i prisja,
Çdo natë kur sytë i mbyllja, emrin tënd thërrisja.
Thërrisja dhe thoje të dua
Dhe përjetë do të dua,
Nga zemra ime kurrë,
Nuk do të shuaj.
Zot faleminderit për gjithçka që meëdhurove,
sonte po mbyll sytë për dikë që dashuroj,
Dhe kur mengjesi zbardhte,
Prisja me padurim të vija e të takoja, të perqafoj.
Këto ditë dhe net për mua kurrë nuk ndryshuan,
Ishin dhe do jenë gjithmonë në zemrën time të shkruar,
Ti nuk mundesh ta mendosh sa shumë më ke munguar,
Asgjë tjetër nuk kam menduar.
Veç netët që me ty i kam kaluar më bëjnë të jetoj,
Dhe pse nuk të njoh e kjo largësi na largoi,
E vuaj çdo sekond që ty s’të shikoj,
E di që nuk jam më ai që dikur të dashuroi.
Tani vuaj për ty që dikur të kisha,
Lotët nuk më pushojnë kur për ty mendoj,
Nuk mundem të bëj asgjë vetëm të kujtoj,
Ndez një cigare, kujtimi yt dua bashkë me cigaren të mbaroj.
Por në fakt po digjet jeta ime,
Malli veç po shtohet, dhimbja ghithashtu,
Loti më rrjedh ndër sy dhe në buzë ndalon,
Mes fjalëve të heshtura diçka po dëgjon.
Poezi nga: Avni Bucpapaj
