Në dhe të huaj
Sa lot dhe vuajtje
me veten time kalova,
per rinine e humbur
qe ne dhe te huaj e çova.
Kur kishim varfërinë
kishim dhe dashurinë,
tani pará kemi
nga jeta të plakur jemi.
Ato vite githmonë i kujtoj
me mall dhe nostalgji,
në rrugët e qytetit të huaj
e vetme dhe pa dashuri.
Kur në rrugë ndonjë shok takoj,
që gjuhën time të flasin,
lumturohem nga ëezimi,
për ato vite të flasim.
Për rrugët e Tiranës,
malli sa shumë më merr,
sikur gjith ato ngjarje të mos ndodhnin,
dhe unë bashkë me shoqërinë time atje të jem.
Pse Zoti im i madh
neve na zgjodhe,
në moshën më të bukur,
në dhe të huaj na hodhe?
Dhe vitet ikën dhe vanë
nga sytë e mi dy pika lot ranë,
kush ato mbrapsht do t’i kthejë
që të lumtur ne veten ta ndiejmë.
Me këto mendime eci
e vetme në rrugë të huaj,
me shpresën që një ditë
do takoj shoqërinë e harruar.
Poezi nga: Margarita Llane
