Mbase njdonjë ditë, do më kërkosh
Mbase ndonjë ditë, ti do më kërkosh,
Mbase ndonjë ditë, do të më lutesh?
Unë gjithmonë do të të dashuroj,
Si dikur kaluam bashkë shumë vuajtje.
Në flaken e dashurisë tënde do të digjem
E në u bëfsha krejt shkrumb e hi,
Unë prapëseprapë nuk do tërhiqem,
Derisa të më shtrëngosh fort në gji.
Do të vi papritmas, porsi uragan
Do të mbështjell me krahët e mi,
Do fluturojmë bashkë qiejve pa anë,
Atje kur shpirti ynë do gjejë qetësi.
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari
