Tag Archives: poezi
Bardhesia e dimrit
Nga do qe te hedhesh syte,
shikon vetem bardhesi,
shtepi, fusha e male,
mbuluar me debore, oh, sa bukuri!
Floke, floke bie bora,
femijet dalin te luajne,
me topa bore e me ski
gjithcka eshte nje mrekulli.
Gjuha Shqipe
Qesh fytyra e Bjeshkeve të Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisen n’udhna t’largta
rrokullimthi në kurbet !
Shtriqet fusha e pergjumur
dhe një sy pakez e hap
shqip iu nis kanges dhe lumi
shqip nis t’flasin rruezat në gjak!
Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n’rrugë na ka ngel!
O njeri
Si s’te «plasë» për shumë reth teje?
Kjo te ndodh, pa resht, qdo qast!
Apo behësh «ai kokëforti?
Dhe per k’te sikur “ve bast”!
A do knaqem, a do shqyhem?
A do mbahem, a do qeshem?
Halle, halle, qenja jote!
Nje me tjetrën, seq po ndeshën!
E zbehur
Fotoja e grisur
E zbehur bardhë e zi
Më fundos në emocione
Sytë lotojnë.
Në dritaren e hapur
Jeta ditore
Malet dhe yjet
Vazhdojnë ditëshmërinë.
Isa Boletini
Shtatëlartë malësori krenar
Stërvitur kalëron shkathtë
Veti aristokrate i fisit të lashtë
Reziston ajrin nisur për në Vlorë.
Mjegullë ftohtë në detyrë të shenjtë
Ora nuk premton duhet ngutur
Ftesë bëri Kuvendi Kombëtar
Për Kalorësin veshur burrëror në ngjarjen e shekullit.
Kur të jesh pa mua
Në pragun e derës më nuk do shkel
As flokët e thinjura nuk do i shohësh
Shtrati bosh pa trupin tim do të ngel
E ti pak e nga pak do të mësohesh!
Unë kam ikur, pluhur jamë bërë
Por në ëndërra do trokas çdo natë
Kur ti të dremisësh , gjumi do të zërë
Unë do të rëmis për të thënë: Fli rehat!
