Tag Archives: poezi shqip
Kthehu kohe
Kthehu kohë edhe një herë,t’lutëm eja!!!
Kurrë mos ik!
Bashkë si atëherë,
pranë saj ngrohtësi ndjeja.
Sot kam frikë!
Mëngjesi pa ty nuk është më i njejtë,
Krejt i shkret!
Për ty ndoshta është shumë lehtë,
Tjetër ke gjet!
Prej dashuris madhe kam xhelozuar.
Ne u ndamë!
Jetët tona shpejt kanë ndryshuar,
Kurrë nuk u pamë.
Iki
Iki ….
Fluturoj …
S’ka rendesi ku shkoj,
rreshkas i shndrruar ne fllad,
behem Natyre papritmas ne nje cast,
pa u ndalur se qenuri Njeri,
por jam Njeri ne fillesat e tij …
…. Lahem me uje lumi e floket mi kreh era,
nuk kam turp e nuk fshihem ne ferra,
fluturoj !…
… Ku shkoj ?…
… As vete nuk e di,
ku te me coj mendja, pranoj gjithsesi,
rreshkas me flladet, nder qiej rreshkas,
behem Njeri Ere e brenda pyjeve uleras,
perplasem dhe thyhem, duke thyer nje dege,
drejt tokes leshohem si nje pike vese,
si nje pike loti nga qielli gri,
mbi nje fare te vogel qe dergjet ne vetmi …
Thirrme serish
Luftën e fituam bashkë, miku im,
Po ç’të duhet ty, të mendosh s’koti?
Nëse ndonjë natë, të vij si vegim,
Thuaj me tallje:-Për luftë qe i zoti!
Thuaj:-Bëri mirë, që me luftën iku,
Se tani në paqe nuk të duhem më.
Unë kam peng, më shumë se armiku,
Ti nga ligësia, nuk matesh me të.
Po kur të ndodhesh, ti sërish në luftë,
Se kjo botë ka plotë sherre të tjerë.
Thirrmë të vi, s’ke pse ndihesh ngushtë,
Dhe unë për ty, s’do mendoj dy herë.
Si ty
Floket e tua i kreha me mendimet e mia,
c’fare ke ?… Jam ndryshe nga fotografia,
ta pata thene … Jam ndryshe po te me njohesh nga prane,
e mban mend ?…. Ende pa te thene ” te kam shume xhane ” ….
Buzet e tua i preka me deshirat e mia,
te puthjes sime pararoja,
ngrite nje te embel bote, ne te shpirtit tim rrenoja,
ta pata thene … Nuk jam dhimbje,
edhe pse me gjete duke renkuar,
te thash qe nuk bie edhe pse me pe rrezuar ….
… Ne naten time, ti me e bukur se nje hene,
si nje diell i bukur e per erresire nuk le me vend’,
si mund te bie ?… Tashme nuk mund te vdes,
kam ty, forcen e shpirtit e mundem te t’pres …..
Burre e grua
Shume bukur kjo që shkruan
Burrë e grua mish e thua..
Dhe gjahtari kur një qen do mbars,
I zgjedh racën mos këlyshët lindin të marrë.
Poet, sarkazëm të hollë e ke përdorë,
Por zgjedhjen e bashkeshortes e ke vet në dorë.
Një fjalë e urtë shkodrane thotë, poet,
Pëlhurës shihi anën e vajzës nanën.
Nënat që për ju emigruan në botën tërë,
Ndoshta nesër racat lëmsh do jenë bërë,
Vështirë të gjykoni pastaj për fëmijtë e lindur,
Shqiptarë nuk do jenë as fëmijë, as të rritur!
Me duhet te hesht
Me duhet te hesht…
E shoh qe fjalet skan kuptim,
me e mire eshte heshtja.
Kam frike te pyes ne me do me,
me duhet te heshte.
Kam frike te mendoje cdo ndodhe me ne,
me duhet te heshte.
Nese fati nuk na bashkon me,
me duhet te heshte.
Nese momentet me bejn te lotoj,
me duhet t heshte.
Nese me duhet te vzhdoje pa ty ,
nuk e di,me duhet prap heshtja.
Edhe nese pyes veten ne me duhet te jetoj?
ME DUHET TE HESHT…
