Thirrme serish
Luftën e fituam bashkë, miku im,
Po ç’të duhet ty, të mendosh s’koti?
Nëse ndonjë natë, të vij si vegim,
Thuaj me tallje:-Për luftë qe i zoti!
Thuaj:-Bëri mirë, që me luftën iku,
Se tani në paqe nuk të duhem më.
Unë kam peng, më shumë se armiku,
Ti nga ligësia, nuk matesh me të.
Po kur të ndodhesh, ti sërish në luftë,
Se kjo botë ka plotë sherre të tjerë.
Thirrmë të vi, s’ke pse ndihesh ngushtë,
Dhe unë për ty, s’do mendoj dy herë.
Nuk është se fitues, dua të të shoh,
Madje fitoret, më lodhën pa masë.
Po thjesht, të kujtoj ty një tjetër kohë,
Se ndoshta do gjesh, shpirtin që le pas.
Nuk është se dua, të të shoh me plagë,
Si dikur për ty, unë do rimarr plumba.
Eja veç një çast, ma hiq këtë vragë,
Në luftë të ruajta, në paqe të humba.
Nuk është se ende, s’të kam në mendje,
Po eja shiko dhimbjet që le tek unë.
Mos kërko ndjesë, për mungesën tënde,
Nëse ndenje larg, ti ke pasur punë.
Thuamë kur ngushtë, do ta ndjesh veten,
Unë do vi tek ti dhe të hiqem zvarrë.
Po nëse nuk vi, mendoje të keqen,
S’të erdha në luftë!?Eja tek një varr!