Burre e grua
Shume bukur kjo që shkruan
Burrë e grua mish e thua..
Dhe gjahtari kur një qen do mbars,
I zgjedh racën mos këlyshët lindin të marrë.
Poet, sarkazëm të hollë e ke përdorë,
Por zgjedhjen e bashkeshortes e ke vet në dorë.
Një fjalë e urtë shkodrane thotë, poet,
Pëlhurës shihi anën e vajzës nanën.
Nënat që për ju emigruan në botën tërë,
Ndoshta nesër racat lëmsh do jenë bërë,
Vështirë të gjykoni pastaj për fëmijtë e lindur,
Shqiptarë nuk do jenë as fëmijë, as të rritur!
Nënë e grua janë veç një, por…
Dashuri të ndryshme, por gjithë lumturi,
veç ajo që të fal jetën kurrë mos e harroni,
Është e pazevendësushme, më beson!.
Ndoshta gruaja për dikë është letër e bardhë,
Që i shtrin mendjen e shkruan ngadalë,
Me kujdes rinia ime, mos u zgënjeni përherë,
Jeta është e bukur, por jo e përdalë…
