Zogu i prillit
Ti s’flen po rend e na vjen
Nga bota tej larg,
Si nje yll mbi pyll ne prill
Me zogjte ne varg.
Me shend, me kenge, argjend
Ti lulet i rrit
Ne tubeza, per qupeza, si pupeza
Qe t’presin perdite.
Tre dhembjet e shpirtit
Tre dhembjet e shpirtit,
Qe krijoj Perëndia,
Të ardhura prej Zotit,
Ndër dhembjet e mia.
Nga vjen dhimbja e Nënës?
Vallë kush më tregon?
Pse aroma e saj,
Zemrën ta përvëlon?
Vendi im
Në vendin tim n’atdhe,
Dua të nisem e të shkoj,
Atje ku flitet gjuha ime,
Ku kalova fëmijërinë time.
Atje ku është gjaku im,
Atje ngrohet shpirti im,
Larg në mergim,
Rënkon zemra pa pushim.
Varfëria
Të shoh me sy të përlotur,
Me atë fytyrë të zbehur,
me ato duar të skuqura,
me ato këmbë të zbathura.
Tërhiqesh nga lojërat fëmijërore,
Nuk gëzon jetën si fëmijët e tjerë,
Nuk qesh kur qeshin të gjithë,
Po vajton dhe rri i mjerë.
Gjithmonë
Gjithmonë
Lutu të kesh sy që shohin më të mirën,
Një zemër që fal mashtrimin,
Mendje që harron smirën dhe
Një shpirt që kurrë nuk e humb besimin.
Gjithmonë
Lutu për ata të mjerët që vuajnë,
Për ata që nuk kanë shtëpi,
Sa vdesin urie, sa me ushqim “luajnë”,
Sa e sa të tjerë që mbajnë zi.
