Nënës sime
Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar,
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar,
Ti mbylle sytë këtë natë.
Sot rinia Shqiptare
Fushat presin lumenjtë shkojnë
Gjëmbat ferra lulëzojnë,
Tok pjellore tok Shqiptari
U rrit çupa, u rrit djali.
Punoj drapri, dhe kazmaja
Plasi hasmi nga sevdaja,
Binte shi dielli përvëlonte,
Bujku s’pyeste prapë punonte.
Mall Nëne
Te porta me halle shumë,
Tkurret shpirti loti lumë,
Loton Nëna, për evlatë
Ka fëmijët rrefugjatë.
Pleqëria e poshtëroi,
S’ka një dorë ta ledhatojë,
S’ka një dorë t’i bej kafenë,
Për evlat malli e brenë.
E vetmuar si një gur varri,
Flet me Zogjtë që vinë nga mali,
Shkon të fler e nuk fle dot,
E mbyt malli qan me lot.
Poezi nga: Veron Hoxhaj
Dikur
Mbrëmje heshtur, hënë e plotë,
End’ i humbur në hap’sirë,
Të kërkoj e s’të gjej dot,
Je një yll i fshehur mirë!
Dikush, dikur, diku më tha,
Pa ty se dua unë jetën time,
Kjo jetë dihet një fund e ka,
E gjer në fund ka dhe premtime!
Loti
Lotin derdhim të hidhëruar,
kur humbasim dashurinë,
Qajmë dhe kur jemi të gëzuar ,
qajmë se rigjejmë lumturinë.
Lot i paster kristal, qe pikon,
në c’do ndjenjë veten e gjen,
Dhe ndjenjën që tek zemra ron,
Zemra në fjal’ dot s’e përkthen.
