Varfëria
Të shoh me sy të përlotur,
Me atë fytyrë të zbehur,
me ato duar të skuqura,
me ato këmbë të zbathura.
Tërhiqesh nga lojërat fëmijërore,
Nuk gëzon jetën si fëmijët e tjerë,
Nuk qesh kur qeshin të gjithë,
Po vajton dhe rri i mjerë.
Zemra jote e vogël
Është e shkatërruar,
Nga dëshirat e shumta
Që I ke të paplotësuara.
O varfëri, sa dhimbje ke,
Sa fëmijë pa ngrënë I le,
Ca mundohen vetë të punojnë,
Kafshatën e gojës ta sigurojnë.