Në vetmi
I vetmuar në këtë botë,
Në një ditë plot me shi,
Unë po i lutem te madhit Zot,
Qeë një ditë, të më falësh ti.
Për gabimin që unë bëra
Le ta ndreqim sot të dy,
Të takohemi në një vend,
E të flasim sy më sy.
Në këtë botë plot tundime,
U gabova unë me ty,
E sot unë kam rënë në mendime,
po mendoj vetëm për ty.
Në ato vite gjithë siklet
Ato vite gjithë siklet,
Dridhesh mishi nën xhubletë,
Këmba zbathur mbi dëborë,
Mishi kuqonte si mollë.
Gjaku ziente gurgullonte,
Zemra nga brenda gulçonte,
Rrobat rreck e te arnuara
Çizme llastiku te shpuara.
Buka e misërit vaj sheqer,
Hanim dhe ngroheshim ne diell,
Flinim gjumë ne mima druri,
Ne mindere me kashte prej gruri.
Porsi…
Porsi dielli, jo janari,
Porsi zjarri që ndizet në gji,
Porsi shpirti i një nëne,
Porsi e embla dritë hëne.
Porsi dehja e trëndafilit,
Porsi zëri i bilbilit,
Porsi dita në stinë pranvere,
Porsi flladi i një ere.
Ka momente
Ka momente ku gjithcka bëhet rutinë,
Gjen momentin dhe rutina kur të vjen,
Pikërisht, at’herë kur kërkon ndihmë,
E pikërisht at’herë kur ndihmë nuk gjen!
Ka momente ku do t’zhytesh në vetmi,
Gjen momentin dhe vetmia kur të vjen,
Pikërisht, kur ke nevojë për një njeri,
Edhe një sup që të vesh kokën nuk e gjen!
Kur heshtja flet
Kur fryn’ erë e ngrihen gjethet
Sikur marrin shpirtin tim,
Trupi heshtë, lëngon, rënqethet
I pa shpirt në mallëngjim.
Dhunshëm shkelë kufijtë e mi
Sipas qejfit, hyn e del,
Mund të quhesh dashuri,
Kur në paqe dhunshëm shkel?!
Erdha
Erdha në ëndërr të, të takoj,
Por ti në gjumë te thellë më ishe,
Atë shpirt të qetë, s’bën ta trazoj,
Me atë butësi, në fytyrë që kishe!
Rrugës nga vija, mblodha plot lule,
Të t’i jap ty, me t’madhen shpresë,
Se ti, veç ti zemrën ma “shkule”,
Më ler me ëndrrën, më mirë te pres!
