Tag Archives: poezi
Moj kepuce
Moj kepuce budallaqe,
pse u zgjidhe perseri?
Nuk e sheh? M’u skuqen faqet:
te te lidh akoma s’di.
Moj kepuce, moj kepuce,
tekanjoze, nuk merr vesh?
C’me je futur mu ne lluce,
goje hapur me perqesh?
Po kepuca (cfare kepuce!)
thote: gjyshen mos e thirre
lidhme vete te mos skuqesh,
Si mendoni, thote mire?
Librat rrine radhe-radhe
Librat rrine radhe-radhe
presin doren qe ti marre.
presin doren t’i shfletojn
presin syrin ti lexoje.
Sa perralla rrin aty,
eja t’i kendojm te dy.
Sa figura, sa tregime
duan te hyn ne boten time.
Librat rrine krah per krah,
cili radhen sonte ?
thot i pari: merrme mua,
siq me do dhe un te dua.
Flet i dyti posht ne xham
po un radhen kur e kam?
librat rrine radhe radhe ,
presin doren qe ti marre.
Lamtumire shkolla ime
Lamtumire shkolla ime
Lamtumire vater diturie
Lamtumire streha jone
Ti tempull krenarie.
Lamtumire shkolla ime
Erdhi koha per pushime
Vera troket ne dritare
Lamtumire o shkolla ime.
Nga: EMINE PRENIQI
1912 – Poezi per 28 Nëntorin
Rrugëtova tej deteve dhe maleve
Kalova varfërinë dhe pasurinë
Mbushur frymë tru-dehur
Arrita në mbretërinë etërve tonë.
Sy-etur përqafova Vlorën
Shtëpinë dy-katshe kështjellë
Lundërova dhe kujtova të kaluarën
Sot takova burrat e mëvetësisë legjendat e gjallë.
Mesuesja
Une sot per ty mesuese
me pelqen te shkruaj
shume vargje te bukura
per t’i recituar.
Erdha ne klase te pare
shume e emoconuar
as dhe emrin tim
nuk dija te shkruaja.
Gezim ndonjehere,
Hidherim ndonjehere,
Por percafim cdo here
Mesuese gjithmone do te mbaj ne mend.
Heroi im
Mbrëmje është, rrëmuj,
Klithma njerëzish, ndezje qirinjësh.
Nuk u tremb nga plumbi,
ra theror, dëshmorë i lirisë.
Herët shkove ore vëlla,
Lirinë nuk e pe dot,
Por, sado qoftë vonuar
Ajo do të jetë me ty.
Nga: Burim Haxholli
