Tag Archives: dashuria ime
Mungesa jote
Ndihem vetëm këtë natë,
E nuk po gjej aspak qetësi,
Mendja fluturon atje larg,
Atje ku ndodhesh ti.
Në dhomën tonë asgjë s’ka ndryshuar,
Mungon ngrohtësia që sillje ti,
Piktura jote mban murin zbukuruar,
Heshtazi më bën shoqëri.
Do që me mua të bisedosh,
E me shikon drejte e ne sy,
E me vështrimin tënd të qetë,
Si i zene ne faj me rri.
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari
Dëshira në të kundërt
Mund t’i quash përgjërim, lutjet e mia
Mund të thuash që jam çmendur e s’e di,
Po kur zemra bëhet plagë nga dashuria,
E vështirë t’pajtoj një tjetër, dashuri!
Mund të thuash që dhe vitet i merr era
Mund t’i quash një pjesë jete pa rënd’si,
Po një zemër e plagosur rri tek ”dera”,
Edhe qan për ato vitet ”unë dhe ti”!
Tashmë dyert t’i kam mbyllur dhe pse s’doja,
Me dëshiren në të kundërt do t’jetoj,
Do të jetë më e bukur paranoja,
Sesa puthje krejt pa ndjenja në nevojë!
Heshtje memece
Ashtu, në heshtje shkeli nata
Në heshtje të thellë mendimet vijn’,
Heshtje memece, me ”këmbë” të gjata,
Heshtje e stërgjatur, pa mbarim!
Ka dhe momente që do heshtje,
Pa arsye, ashtu kot,
Edhe heshtja sjell kurreshtje,
E kurreshtja, ënd’rra plot.
Thjesht e imja
Nuk e di në të harrova
A të humba pakuptuar,
Them se po, të dashurova
Të dashuroj edhe harruar!
Ti je mbresa më e bukur
Që durove në stuhi,
Nëse sonte je e zhdukur
Të sjell era përsëri.
Dashuri e mërzitur
Fuqishëm e desha një femër,
në një ditë vere me zheg
plagë të rënda më la në zemër
për buzët e saja të ëmbëla si shegë.
Mendoj vetëm për bukurinë e saj,
për flokët e mira të dendura,
s’mund kush nga ajo t’më ndaj,
se bënte hije prapa me të prekura.
