Për një Shqipëri
Nga mërgimi lëshoj një za
Ju thrras t’gjithve motër e vlla
Një Shqipëri S’bashku me ba.
Hajt ju vllëzër mos t’jau nin
Të bashkuar e kem fuqin.
Vllëzer motra s’bashku t’punojm
Trojet tona ti bashkojm
Amanetin në vend ta qojm.
Te molla e kuqe Flamurin ta vendojm.
Te molla e kuqe ta vendojm Flamurin.
Ne mes te Serbis ta ndertojm murin.
Ta realizojm ëndërren ton shëkullore
Te lir te vallëzojm në tokat arbërore.
Lamtumire
Në vorbullën e jetës së shkurtë
Kur ndjenjat ngatërrohen
Trupi noton
Shpirti vuan
Kërkoj dorën e mirësisë
Fjalët ngushlluese.
Ajo në stilin e saj ekstravagant
Ofrohet kërkon shoqëri
Shpreh mirëseardhje dhe ngadal më fton.
Perse nuk vjen
Shoh dallëndyshet që ikin larg
dhe gjethët që u zverdhën pak,
mbi vreshta tutje bryma ra…
përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?
Eja në krah të të mbaj
Të t’admiroj e të vdes pastaj,
dhe ta vëj kokën që më dhëmb
mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!
Të dashuruar
Atëherë ditët qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Në muzg t’i shfaqeshe e brishtë
me hënën flokëve -karficë e bardhë.
Dhe parqeve të qetë gjer vonë
ne putheshim. Dhe prapë.
Në gjoksin tim kokë e verdhë
në rrugë ëndrash galop kish marrë.
Kesaj Nate Me Hene Te Vjeshtes
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kish kurrsesi.
Dritero Agolli
