Perqafimi
Po fryn nje ere e ngrohte nga jugu,
ne park, ngadale perkulen pemet,
si krahe te dridhshem te dashuruarish
ne perqafim nderthurren deget.
Dhe mua me kujtohesh ti
e ngrohte, e bukur si kjo ere,
me krahet lidhur pas trupit tim
per puthje etur dhe pamje mjere.
Ndjenjë
Ç’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën ?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!
Janë flokët e tu përzier me dritë
A rreze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad’i lehtë ti shpurpuris.
Letrat
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim.
Krenaria në Islam
S’më largon dot injorimi,
As përqeshja as mohimi,
S’më dorëzon asgjë në botë,
Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot!
Se përkul kush qëndrimin tim,
Që e kam mbjell në zemrën time,
As fytyra e shtrembëruar,
E as gjuha e ndyrsuar.
Nën këmbët e nënës
Në afërsinë tënde nënë
Asgjë nuk ishte e pamundur
Aty buroi dhe filloi jeta
Qetësia hyjnore më përqafoi.
Në vendin tëndë të ulur
Ështe krijuar begatia hyjnore
Aty ku ke shkelur nënë e dashur
Gjindet parajsa e ëndrruar mrekullore.
Nëna ime zonja me Musaf në dorë
E Dashura Grua Fisnike e shtëpisë
Aty buronte ngrohtësia afërsia
Jeta ridhte në gjoksin e saj madhështor .
Nëna ime më lejo të të kujtoj në përjetësi
Ti je vet mrekullia e Krijuesit
Tek ti kam gjetur qetësinë dhe dashurinë
Shtyllën e çiltërsisë fisnike.
Sot shtegtojnë fjalët e tua të urtë
jehojnë në oborrin tonë mbretëror
hija yte zgjuarësia dhe mençuria
Janë bazament i shëndosh jetësor.
tyran j spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla
Bab, mami eshte keq
Bab, daja spo vjen më shpesh,
e thirra dje n’telefon për ca pare,
mami ka nevojë për barna dhe terapi,
me dal me lyp n’rrugë pom vjen mare !
Kujt me iu drejtu për ndihmë o bab,
daja po vonohet e spo vjen,
temperaturën e mamit me kërpa t’lagështa e shty,
po tutna, mos edhe mami si ti pom len ?!
Qanten e kam thatë bab…
mbes vet n’pushimin e lirë kur tjerët dalin me ble,
sot m’shajti arsmitari pse librat si pata,
n’fundin e orës, me babat e shokëve shkolla merr pamje t’re !
Po mendoj me lanë shkollën bab,
vështirësi t’madhe kam në t’mësuar,
në një fletore mësimet i shkruj,
bab, ishe interesi lumturis, lumturia ka shkuar.
~Valon Beqiri
