Absurde
Nisi kjo ditë e përmalluar,
Shpirti mendimet i kthen në varg,
Njerëz pa fund të dashuruar,
Disa të ngjitur, të tjerë nga larg.
Disa të ngjitur, të tjerë të ndarë,
Me lotë disa. Disa të qeshur,
‘’Njerëz të qeshur e të qarë’’
Kjo jetë kështu na ka përleshur!
Nisi kjo ditë si gjithë të tjerat,
Realitet edhe përrallë,
Njerëzit gjithmonë do dashurohen,
Disa së bashku, të tjerë në mall.
E mora udhen nene!
E mora udhën, nënë
Udhë me gur, e larë me gjak.
Shpirtvrarë, i pangrënë,
Me zemrën thyer që djeg flak.
Të lashë tek porta me duar kryq
Me sytë përlotur… E uruar!
E mora udhën, i vetëm qyq.
Dhe ti më shihje… E bekuar!
Një gur nga muri e mbajta në gji,
Dhe një copëz nga shamia e saj.
Gurin ku të qëndroj ta hedh çati,
Me shaminë të fshij lotë kur shpërthej në vaj!
Engjellit tim
Kur rrezja e pare bie ngadale
Mbi ate qerpikun tend te zi,
Hap syte e embel me buzeqesh
Sa bukur te ndrijne ata sy!
Ata sy aq embel me shikojne,
E une dua te mbetem aty,
Te shkrihem ne perqafimin tend
Kur thua “Mami te kam xhan, e di?”
Edhe sa?
Sa herë është mbushur kupa e është derdhur
Gjithmonë e njëjta shprehje, ‘’mjaftë më’’,
Mendohemi me dorën grushtë të mbledhur,
Logjikën nga çmenduria s’e ndan asgjë.
E sa herë do të vazhdojë ky kaos ndjenjash?
Do t’përsëritet sepse zemra s’bëhet gur,
Kur jeta zbret në rrjedha të çuditshme
Logjika e çmenduria s’ndahen kurrë!
Kur sytë të marrin flakë nga zemërimi,
E ngjyra në këtë botë s’do shohësh më,
I largët fantazon edhe shërimi,
Logjika e çmenduria janë bërë një!
Flutura ne zemren time
Më duket bota më e bukur
Kur prezencen tënde ndjej,
Ç’të të bëj që je një flutur,
Herë të humb e herë të gjej!
Gjatë e gjerë e shtriva zemrën
E bëra fushë me lule plot,
Kurthe ngrita për ty flutur
Por ç’e do, s’të kapa dot!
I mencur dhe dinak
Iku ajo punë besomë, iku
Vazhdo, ushtro gjeste tinzare.
Të luash me besimin e një miku
Nuk do shkollë, as mëndje fare!
Mos u hiq për kaq i zgjuar
Bota ka burra dhe buracakë,
Ka me vlerë edhe të shquar
Tjetër i mënçur, tjetër dinak.
E nëse mburresh me këtë të fundit
Edhe më lart grada shtazore,
Unë për mik i bëj ball plumbit
Se kam grada njerëzore.
