Zgjohu
Për burrin e dheut
Shkruhen balada
Këndohen serenata
Thurren rapsodi.
Frymor kjo botë
Intrigon dhe mashtron
Zgjohu kërko pendim
O njeri.
Sikur
Sikur të mundja të këqijat t’i mblidhja
Që të tjerët neve na kanë bërë
E të gjitha në një thes t’i hidhja
Të mbushej thesi si me rërë.
E drejt e në peshore ta zvarrisja thesin
Peshën pa hile t’ja shënoja
Të këqijat e tjera që të maten presin
Pranë thesit tjetër t’i tuboja.
T’i merrja të këqijat që ne i bëmë vetes
Që gjithashtu janë shumë
Qe sa vite ecin si uji tatpjetës
Krejt i papenguar rrjedh i lashti lumë.
Dhe thesin tjetër kur ta masja
T’i shkundja të këqijat e t’i lija pranë
Se nuk ndryshojnë shumë nga qasja
Si ne si ata këtë vend si plaçkë e pamë
Ireshtansi
Per autorin: Ireshtansi ka lindur ne vitin 1975 ne rrethin e Prizrenit
Pak edhe keshtu
Kështu qënkemi gatuar
Duam dikë t’na udhëheq
Edhe zgjedhim të nxituar
Një njeri si ne, për dreq.
I gjejmë vend mbi kokat tona
Fatin tonë e lëmë të marr
Si të vësh dy degë të njoma
Në trung-shprese, që është tharë.
Sa të zgjuar, sa të shkathët
Në gjithësi, të dytë nuk ka
Këtej të majtë andej të djathtët
E ndajmë botën në dy krah’.
Shpirt nostalgjik
Ra dhe ylli, ai, i fundit,
Edhe qielli mbet’ i zi,
Në të kundërt rrjedh’ e lumit,
Në të kundërt edhe ti!
Dhe dëshira rri pranë brengës,
Edhe brenga një dëshirë,
Eshtë një “ah”, në krah të erës,
Që përhapet n’errësirë!
Enderr
Ne enderr me ty isha mbreme
imagjinata fluturoi,
malli afshi e pasioni
nje dridherime tek ty me coi.
Krahe hapur po me prisje ti
e marrosur aty u hodha une,
me mbeshtolle ashtu fort fort
aq sa nuk levizja dot.
Buzet nje e puthur m’i rrembeu
te embla mjalte ishin ato,
nga vendi m’u duk sikur zemra kerceu
nga syte me dolen ca pika lot.
Isha si zana ne perralle
dhe prane meje nje princ i kalter,
kur syte i hapa e shoh perreth
sa keq me erdhi, kish qene vec enderr.
Nje mije e nje net
Njëmijë e një netë, të prita të vije,
Të ishim të dy, përherë përqafuar,
Të ti puthja buzkat, me të veçantën shije,
Gjithmonë të të kisha, në të miat duar.
Ti erdhe s’më gënjeve, e mbajte premtimin,
Njëmijë e një netë, më prite dhe ti,
Të lumtur, të qeshur, ne bashkë e bëjmë zgjimin,
Dy zemra forrt lidhur për një dashuri.
Të doja, më doje dhe ja u bashkuam,
E lidhëm dashurinë, të zgjasë përjetë,
Një brengë e kam, që tashmë e kaluam,
Pse na shkuan kot, Njëmijë e një netë?!
