Edhe sa?
Sa herë është mbushur kupa e është derdhur
Gjithmonë e njëjta shprehje, ‘’mjaftë më’’,
Mendohemi me dorën grushtë të mbledhur,
Logjikën nga çmenduria s’e ndan asgjë.
E sa herë do të vazhdojë ky kaos ndjenjash?
Do t’përsëritet sepse zemra s’bëhet gur,
Kur jeta zbret në rrjedha të çuditshme
Logjika e çmenduria s’ndahen kurrë!
Kur sytë të marrin flakë nga zemërimi,
E ngjyra në këtë botë s’do shohësh më,
I largët fantazon edhe shërimi,
Logjika e çmenduria janë bërë një!