Zgjohu
Për burrin e dheut
Shkruhen balada
Këndohen serenata
Thurren rapsodi.
Frymor kjo botë
Intrigon dhe mashtron
Zgjohu kërko pendim
O njeri.
Dita e gjykimit
Domosdo vjen
Bindu nuk ka ikje
O njeri.
Mysafir në këtë botë
Moment në hapësirë
Bukuria zbehet
Mosha rëndon.
Fundi është afër
Ora troket
Llogaria do jepet
Zgjohu o njeri.
Tyran Prizren Spahiu
Vargje Poetike V