Shpirt nostalgjik
Ra dhe ylli, ai, i fundit,
Edhe qielli mbet’ i zi,
Në të kundërt rrjedh’ e lumit,
Në të kundërt edhe ti!
Dhe dëshira rri pranë brengës,
Edhe brenga një dëshirë,
Eshtë një “ah”, në krah të erës,
Që përhapet n’errësirë!
Pjesë e jetës koh’ e shkuar,
Rrjedhin vitet si muzik,
Në një qosh’ i përmalluar,
Unë me shpirtin nostalgjik!
Sot dhe yjet më braktisën,
Duket nata, kërcënim,
Në kërkimin tënd u nisën,
Puthje plotë me adhurim!
Nga zinxhirët e memorjes
Do m’shpëtosh një ditë dhe ti
Dashuri, përtej harresës.
Dhe pas vdekjes, dashuri!
Rra dhe ylli, ai, i fundit,
Edhe qielli mbet’ i shkret,
Në të kundërt rrjedh’e lumit,
Në të kundërt dhe unë vetë!