Muzike mbi trendafila
Dhe Erosi nis e bëhet muzikë,
Me nota dashurie të shkruara mbi trëndafila.
Mos mendoni se ka ardhur fundi,
Nëse shihni dy burra tek rrihen,
Në derën e të bukurës, gjysmë të mbyllur.
Kur te jemi plakur, do ti kemi thënë të gjitha,
Shpeshhere ndodhin turbullira.
Pastaj do ikim andej nga lindet drita.
Dreret i muhisin henes
Nëse planet e kristalta në zemrën tënde fshihen,
Dalja e tyre në hapësirat yjore nuk përbën katastrofë,
Uji i tyre i ngrirë do të shkrihet,
Oqeanet dhe detet do krijohet.
Shilaresi
Dhe furtuna nuk ndalet, zgjon nga gjumi malet,
Digjen ndjenjat tona në vullkanin që pritet të shpërtheje,
Me jepni ujë se po më gërryen etja,
Vajza të bukura gjithë shend e verë, në krejë.
Mitarja ime me shpirt prej floriri,
Zgjohen këngët në gadishullit e harresës,
Të urtët mbajnë frymë e dëgjojnë,
Teksa pëllumbi guguron nën çatinë e kujtesës.
Nuk Urrej
Ulur në katin e pijetores
Dhëmbë-verdhi i djersitur
Sorrollatet si pallua e ditës
Nuk dua të urrej.
Zëri i neandertalit të mjerë
Mëton vëmendjen
Shikjimet më enden
Tentoj të mos urrej.
Në syte e tu
Ne syte e tu te bukur frymezohem per te shkruar,
buzet e tua te kuqe vdes per ti shijuar,
Dhe zjarri qe kam ne zemer spo me le te qete,
ai ndizet dhe nuk shuhet lehte.
Deshira per te qene afer teje
digjet si zjarr te une,
Me e madhe se deti i paane,
me e madhe se fjala TE DUA.
Tek syte e tu humbet zemra ime,
tek buzeqeshja jote lundron shpirti im,
Tek buzet e tua prehet shikimi im,
TE DUA me shum se shpirtin tim.
