Jeta
Jetë moj e shtrenjta jetë,
O moj jeta ime,
Që të ngrysa në kurbet
Jetë plot mundime.
Endacakë nëpër botë
Qytet më qytet
Nga sytë s’mu ndan k’ta lotë
O moj e shtrenjta jetë.
Se dy qytete ka kjo jetë
Ah, kjo jetë e mjerë.
Një ku lind e një ku vdesë
E nuk ka të tjerë.
Bota nënujore
Heshtja frikësuese kërcënon
Qetësia vetëm ajo sundon
Jam i krisur apo diç më mundon
Që jam futur në këtë aeon.
Ç’marrëzi jam duke bërë
Janë këto krijesa apo ëndërr
Ç’është kjo botë errësirë
Është e vërtet apo tmerr.
Qetësia Shpirtërore
Në këtë botë i varfër, në botën tjetër i pasur.
Në qenien time heshtur jeton ndërgjegja
Çmon kohën hijeshinë e botës
Qetësia hyjnore vet mrekullia
Qëndisur me pasuri pesë shtyllësh.
Pak para agimit Mëngjesin e hershëm
Në ritual pastrim shpirtëror na fton
Duhet rënë në sexhde Krijuesi na urdhëron
Vuajtjet e vdekjes të anashkalojmë.
Enderr mergimtari
Ne Atdhe, luezon liria,
Ne Atdhe lulezon nderi,
Ne Atdhe ka bese,
Ne Atdhe ka hijeshi.
Ne Atdhe, ku ka liri
Ka shije pasuria.
Roje nderi
Eshte trimeria.
Degjo Zemren
Mbylli syte dhe degjoje zemren
Mos ndiq interesin por ndiq enderren
Degjo shum dhe fol pak
Shiko mire kur hedh cdo hap.
Askujt mos i jep zemren por jepi shansin
Jepi doren dhe jo ti japesh fatin
Gjithmon beso ne mrekulli
Mundohu te falesh sa me shum dashuri.
Mos degjo asnje njeri
Por beso ne vetvete
se e mira vjen nga ti
thuaja vetes kete perseri.
Nuk Urrej
Ulur në katin e pijetores
Dhëmbë-verdhi i djersitur
Sorrollatet si pallua e ditës
Nuk dua të urrej.
Zëri i neandertalit të mjerë
Mëton vëmendjen
Shikjimet më enden
Tentoj të mos urrej.
