Kur heshtja flet
Kur fryn’ erë e ngrihen gjethet
Sikur marrin shpirtin tim,
Trupi heshtë, lëngon, rënqethet
I pa shpirt në mallëngjim.
Dhunshëm shkelë kufijtë e mi
Sipas qejfit, hyn e del,
Mund të quhesh dashuri,
Kur në paqe dhunshëm shkel?!
Sa dashuri që u harruan
Dergjen diku, kurse ti,
Edhe pse vitet rradhë kaluan,
Këmbëngul të mbetesh dashuri!
Më fal! Sonte jam i lodhur,
S’do të përkund nëpër mendime,
Sytë do të mbyll edhe pa folur,
Do t’vë në gjumë, zemrën time!
Mos mbaj mër të thashë më fal,
Unë di mirë, fjalën të mbaj,
Në do eja, veç mos qaj,
E as mos thuaj asnjë fjalë.
Monologonte errësira,
Zë kish erën, e tek unë,
zgjoi dëshira qindra-mijra,
Iku dhe kjo natë, pa gjumë.