Category Archives: Poezi Shqip

Perralle dashurie

Në sy i ndriste ylberi i moshës,
buzëqeshja fytyrën shoqëronte në ç’do çast,
gjithçka në këtë botë që ndodhte se çudiste,
se zemrën dashuria ja kish marrë.

Fluturonte diku në mes yjesh,
në mendje kish ndërtuar lumturinë,
e tillë dashuri s’mund të ndodhte,
se dhe Platoni dashuruar kish filozofinë.

Një bukuri e tillë s’mund të gjendej,
në tjetër kohë a epokë,
të atit i tha një ditë i mahnitur,
te tilla mrekulli , ndodhin veç njëherë në botë.

Ikja

Ti po iken, po nxiton,
si ne ikje qe s’ka kthim,
une qendroj, s’guxoj te hyj,
ne nje tjeter labirint.

Hapat dendur po i shton,
ne nje shteg qe dot s’po ndjek,
te therrase, a te ndaloje?
S’di se c’dua, s’di c’me pret.

Rruga zgjatet, zgjatet larg,
hija jote?!
A nje mirazh!
Une e ngrire ne udhekryqe,
me dilemen qe po zgjat!

Zemra befas, e shkund mendjen,
lamtumire une te therras,
ti ke shkuar, ti je larg,
as nuk sheh c’gezim le pas.

Majtas dreqer, djathtas djaj

Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s’di
nga t’ia mbaj,
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.
Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.
Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s’ndaj
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.
Ku të futëm, s’gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj…

Poetet

Brënda ndër fjalë kërkon qetësi
Bën me shpirt dhe një copë letër.
Hedh mbi të me kënaqësi,
gjithcka ndjen, si askush tjetër.

Humb në malle të mir’filltë.
Në skaje të largëta, nostagjie.
Kërkon në botën tonë të hirtë.
Gjurmë, të fshehura kaltërsie.

Ti nuk je xhin e as profet
Nuk je shpirt, ardhur nga qielli
Je njeri, shumë i vërtetë,
Aq i vërtetë saç duket dielli!

Enigma e deshironjeses

Vajzë jo perfekte kërkon burrë jo perfekt
32 vjeç, të dijë patjetër të lexojë,
vjersha të Ovidios, ofron
a) dy gjinj prej pëllumbeshe,

b) tërë lëkurën e saj të butë për ta puthur,
c) shikim jeshil, për t’iu shmangur plagosjes
ndaj çdo lloj stuhie;
nuk ka banesë,
nuk ka telefon, pranon vetëm e
mbërthyer nga mendimet.
Nuk është Afërdita;
ka uri të madhe si të Afërditës.

Nje bote te re kerkon

Kur je shpesh i deshperuar
Gjen ngushellim ne nje gote
Te drdhet gota nder duar
Kur nga syte te rrjedhin lot.

Syte i tret ngadal ne gote
I djegur nga zjarri i merzise
Nis kerkon nje tjeter bote
Atje ne fundin e rakise.

Kerkon kudo me sy te fjetur
Kerkon ngadael me shpirt te vrare.
Por kot kerkon se gje ske per te gjetur
Se Boten, Djalli e ka marre!

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.