Category Archives: Poezi Shqip
SHQIPONJË
Syshqiponjë zeshkane
Gllabëruar na ke me krahët
Fuqishëm dhe jashtëzakonshëm
Ndiejmë sigurinë nën kthetrat e tua.
Dukemi si gjahtar të thyeshëm
Gotat e vendosura në valë
Tentojmë të shohim me sytë e tu
Shpatet dhe bjeshkët Ilire.
Miti është epik
Rapsodët shkruajnë këndojnë
Zërat burrëror dhe serenatat
Në pafundësinë e bukurisë Alba
Kushtohen mbretëreshës shqiponjë.
Kafe dhe cigare
Në qytetin shpirtëror
Mëngjesi i hershëm
Kafja e kënaqësisë
Cigarja shoqëruese.
Shfletoj shtypin
Jo lajmet
Zakonisht sport
Dhe fjalëkryqin.
Ndjenja e fuqishme
E pastërtisë
Dhe bukurisë së qytetit
Më mbërthen.
popullit
Ku i kemi trimat tane,
Si Skenderbeu me shpate,
Ta marre o lumi ta marr,
Keta te rrinje cuditen dynjane.
Del Lulezimi neper Shqiperi
Kalit ngordhur ti ve patkonje,
Por nje gje ka harruar,
Kete vend ata e shkaterrojne.
Filozofi elementare
Kërko te prekësh të pamundurën
Që të shtrohet një mundësi!
Dhe provo gjithmonë të kundërtën
Se e drejta është një vij’!
Ec gjithmon në maja gishtash
Sepse këmba zë rrenj’ shpejt.
Shkel dhe ti në gjurëm bletësh
Merr nektarin nga çdo fletë!
Zemrën tënde lëre brënda
Mos e bëj dhuratë askund.
Eshtë e trupit më e rënda
Pa të jeta do t’lëkund!
Ke te qortoj
Më mundon, kjo pyetje çdo ditë,
nuk di vërtet kë të qortoj,
të qortoj lapsin dhe letrën që s’e kisha,
papjekurinë e fëmijërisë të qortoj?!
Mos duhet të qortoj memorjen
që me sa duket s’paska qenë s’i duhet,
pse nuk rikujton poezitë, atje:
mbi gurë a mbi rërë e baltë shkruar?
Ajo
Sytë i kishte si deti,
ngeli në hapësirën e gjërë
me dorë fare se preki
sepse u shkri si re e tëtë.
Sa ëmbël buzëqeshte,
me ato balluke në ballë
nata më kalonte në heshtje
dhe erësira m`u bë e bardhë.
Zonjë e bukur që ishte,
dëshiroj ta zotëroj qiellin
e ngreu qafën si drenushe
ta fluturuar univerzin.
I lëvizte krahët,
shkëlqente nga pastërtia,
sa grua e bukur që ishte
kur e përqafoi Zotin nga aratia.
