Enigma e deshironjeses
Vajzë jo perfekte kërkon burrë jo perfekt
32 vjeç, të dijë patjetër të lexojë,
vjersha të Ovidios, ofron
a) dy gjinj prej pëllumbeshe,
b) tërë lëkurën e saj të butë për ta puthur,
c) shikim jeshil, për t’iu shmangur plagosjes
ndaj çdo lloj stuhie;
nuk ka banesë,
nuk ka telefon, pranon vetëm e
mbërthyer nga mendimet.
Nuk është Afërdita;
ka uri të madhe si të Afërditës.