Category Archives: Poezi Shqip
Perse nuk vjen
Shoh dallëndyshet që ikin larg
dhe gjethët që u zverdhën pak,
mbi vreshta tutje bryma ra…
përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?
Eja në krah të të mbaj
Të t’admiroj e të vdes pastaj,
dhe ta vëj kokën që më dhëmb
mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!
Të dashuruar
Atëherë ditët qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Në muzg t’i shfaqeshe e brishtë
me hënën flokëve -karficë e bardhë.
Dhe parqeve të qetë gjer vonë
ne putheshim. Dhe prapë.
Në gjoksin tim kokë e verdhë
në rrugë ëndrash galop kish marrë.
Kesaj Nate Me Hene Te Vjeshtes
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kish kurrsesi.
Dritero Agolli
Perqafimi
Po fryn nje ere e ngrohte nga jugu,
ne park, ngadale perkulen pemet,
si krahe te dridhshem te dashuruarish
ne perqafim nderthurren deget.
Dhe mua me kujtohesh ti
e ngrohte, e bukur si kjo ere,
me krahet lidhur pas trupit tim
per puthje etur dhe pamje mjere.
Letrat
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim.
Bab, mami eshte keq
Bab, daja spo vjen më shpesh,
e thirra dje n’telefon për ca pare,
mami ka nevojë për barna dhe terapi,
me dal me lyp n’rrugë pom vjen mare !
Kujt me iu drejtu për ndihmë o bab,
daja po vonohet e spo vjen,
temperaturën e mamit me kërpa t’lagështa e shty,
po tutna, mos edhe mami si ti pom len ?!
Qanten e kam thatë bab…
mbes vet n’pushimin e lirë kur tjerët dalin me ble,
sot m’shajti arsmitari pse librat si pata,
n’fundin e orës, me babat e shokëve shkolla merr pamje t’re !
Po mendoj me lanë shkollën bab,
vështirësi t’madhe kam në t’mësuar,
në një fletore mësimet i shkruj,
bab, ishe interesi lumturis, lumturia ka shkuar.
~Valon Beqiri
