Filozofi elementare
Kërko te prekësh të pamundurën
Që të shtrohet një mundësi!
Dhe provo gjithmonë të kundërtën
Se e drejta është një vij’!
Ec gjithmon në maja gishtash
Sepse këmba zë rrenj’ shpejt.
Shkel dhe ti në gjurëm bletësh
Merr nektarin nga çdo fletë!
Zemrën tënde lëre brënda
Mos e bëj dhuratë askund.
Eshtë e trupit më e rënda
Pa të jeta do t’lëkund!
Fjalët ikin i merr era
Por kuptimin lënë nën gur.
Mos kërko, nuk blihen vlera’
Por do mbjell ato, si grurë!
Dhe memorjen kufizoje
Mos të shkojë atje ku do.
Veç të tashmen ti jetoje,
Shumë t’ardhmen mos mendo!