Ke te qortoj
Më mundon, kjo pyetje çdo ditë,
nuk di vërtet kë të qortoj,
të qortoj lapsin dhe letrën që s’e kisha,
papjekurinë e fëmijërisë të qortoj?!
Mos duhet të qortoj memorjen
që me sa duket s’paska qenë s’i duhet,
pse nuk rikujton poezitë, atje:
mbi gurë a mbi rërë e baltë shkruar?
Joooo! – Zemrën se qortoj dot,
ajo i ushqej ndjenjat dhe muzën e preku,
me moshën e saj përshkroi natyrën, fëmijrinë,
e fundja sa rëndësi ka nëse qortoj?!
Sot si kam më ato të bukura kujtime,
të hedhura në vargje, zhgaravitur si pikturë,
e që u tretën e m’u fshinë
bashkë me moshën e fëmijërisë sime…
Pse duhet të qortoj?!