Category Archives: Poezi Shqip
Poezi Për Kombëtaren – Djemt e Shqipes
Kush na hodhi, ballin lartë!
I dha shqipes ngjyrë te artë?
Ne këto ngjyrat ”kuq e zi”,
I kem pas gjithë, për lakmi.
Kush na ban me puq tokën?
Bijtë e shqipes, nënëlokes.
Krahë për krahë, nëpeë fitore.
Si shqiponja madhështore!
Vera
Ka tre stinë, që po të presim,
Të na mbledhësh tok më tok,
Nga çdo kënd, ku “flitet bukur”,
Na banë bashkë ti, kokë me kokë.
Ikim bashkë, ku është freskia,
Shokë e miqtë, në breza e breza,
Për një vit na “këput mërzia”,
Tash gëzon, gjyshi, nipi e mbesa.
Trishtimi i jetës për dikë
Kur je vetëm,
ndihesh e zemëruar,
Kur je me të tjerët,
ndihesh e hutuar.
Se jeta pa dikë,
kuptim s’mund të ketë,
Se jeta pa dikë,
nuk është jetë.
Ti nuk fle pa mua
Ti nënë gjatë natës s’fle dot pa mua,
s’të vë faj, kur vij qëndroj vetëm pak,
aq pak sa, mbetesh sërish përmalluar,
dhe pse s’ma thua, syrit çel një flakë
Ah kjo pleqëri, në palcë të ka munduar,
por dashurinë për mua s’ta ka fikur dot,
e netëve, kur qepallat e tua flenë rënduar,
sa herë për mua, ke qarë e derdhur lot.
Lermë nënë, ta puth synë e shqetësuar!
Se kur une të iki,ankthi syrin te pushton,
ti flake shqetësimin, si rrobë të vjetëruar,
kur malli të djegi, puthja ime të puthëron.
Në jetë të jetëve
Flladit erdhe më i bukur se herë tjetër,
supeve vallëzonte kostumi dhëndërror,
të prita thjeshtë, sipas zakonit të vjetër,
prej syrit të zi rrodhi një lot vajzëror.
Kur më puthe dorën, ra flokut një kurorë,
të dyve na rrëmbeu natyra duke qeshur,
lëkurës butësisht preke afshin femëror,
rendëm pa frikë, atje ku s’kishim shkelur.
Papritur prej qiellit ranë mijëra meteorë,
O Zot, na pagëzove burrë e grua mes reve!
Atëherë u gjunjëzove me zemër në dorë,
lotuar më the: “Jam i yti në jetë të jetëve”!
Lermë të qetë
Mos mu afro, nëse më ke lënduar,
Zemrës të kam nxjerrë si ogur të keq,
zgavrës së gjirit zien llavë e pashuar,
në s’do që të të djeg, lermë të qetë!
Mos fol, nëse timbri zërit del djallëzuar,
nëse pabesisht, më thyen si degë,
pranoj shuplakën nëse kam gabuar,
aspak përuljen kur kam të drejtë.
