Category Archives: Poezi Shqip
Mëkatar pa kryer mëkat
Me qeshjen mos luaj, të lutem!
Se mëkatar më bën pa kryer mëkat,
Tundimi yt pabindësisht zjarrin më vë,
E si për dreq, në bukuri ti dhimbje e tradhëti mbart.
Me ata sy brishtësie epshin mos ma harbo,
Se më bën mëkatar pa kryer mëkat,
Botën e shpirtit plot jetë ma fundos,
Për atë çast, të ëmblin e të mallkuarin çast.
Po shfaqesh në qiell
Që në ditën që u shuajte, u bëra me veten i huaj,
Më s’eci rrugicave me kalldrëme të baltosur,
Dritat e qytetthit ndriçojnë një herë në muaj,
Më nuk shoh lypsarë që ngarendin të leckosur.
Ditë zie ende mbaj, kurorë zambakësh të sjelli çdo agim,
S’pyes për veten, në luftë i jam përjetësisht,
Varrin ta stolis bukur, si e dëlirë në amshim,
Krrokamat prishin zhurmën, nga ikja jote, sigurisht.
Shkëmbi
Ky shkëmb nga deti gjoksin e ka kthyer,
Dhe shpatullat në mal i ka mbështetur,
Qëndron si dëshmitar në bronz i lyer,
I heshtur me vështrim në shekujt tretur.
Mbi shpatullat tij gjëmuan shekujt,
Me shpata, bomba, mina e radarë,
Shtëllunga si në furkë mblodhën mjegujt,
Po prapë nga supet ranë, u hoqën zvarrë.
Gënjeshtra
Mëngjeset gdhihen me një gënjeshter të madhe
Aq sa mendojmë se kjo është dita jonë,
Gënjejmë në punë plot njerëz me halle,
Gënjejmë pa u skuqur e s’na bëhet vonë.
Gënjejmë shokë e miq dhe gruan e tjetrit,
Gënjen politika me nenin famëkeq,
Mendojmë gënjeshtrën që do i themi tjetrit,
Kur ne të mos jemi në këtë botë për dreq.
Në u përmbystë kjo varkë s’do na ngelin as eshtra,
As një të njëmijtat e trupit s’do na ngelin,
Do na sulen peshqit të mbushur me gënjeshtra,
Se prej qindra vitesh u kemi vënë karremin.
Poezi nga: Albi Lushi
Pranë varrit të trimit
Te varri i trimit, mbinë shumë lulëkuqe,
“Sa hijeshi, ka ra në ate vend”,
Vijnë e përulen, në grupe, grupe,
Plotë bijë, e bija, zgjatur në rend.
Nenën e trimit, se njeh nga lotët,
Nëse ke nderin për me takuar,
Ajo ka fjalë, për trima te zotët,
Që për ketë vend, shume kanë luftuar.
Te varri trimit, lind “krenaria”,
Që e kem pas, shekuj me radhë,
Që nga Skënderi, plote bijë e bija,
Kemi shumë trima, me to me u çmallë!
Poezi nga: Sahit Shala
Na Ishe
Na ishe ëndërr, si “malli me t’pa”,
Shpërthenim në vaj, një fjalë me ndie!
Nga “valë e radios, kur vinte ai za”,
Ish zëri memës, zë Shqipërie!
Çuna e goca, na rrihte zemra,
Kur babë, a gjyshi flisnin për ty,
Ato i nxirrnin, ma të bukurat emra,
Gjithmonë tujë fole, vetëm për ty!
