Vera
Ka tre stinë, që po të presim,
Të na mbledhësh tok më tok,
Nga çdo kënd, ku “flitet bukur”,
Na banë bashkë ti, kokë me kokë.
Ikim bashkë, ku është freskia,
Shokë e miqtë, në breza e breza,
Për një vit na “këput mërzia”,
Tash gëzon, gjyshi, nipi e mbesa.
Shpërthen gazi, e cakërrojmë gota,
Këngë e valle oshëtinë,
Janë te tanë “vëllezër e motra”,
“Nënëmadhen, kanë Shqipërinë”!
Ty o verë, që na bashkon,
Të urojmë të “gjithë me zemër,
Edhe deti “shqip valëzon”,
E shqiptarë na banë me- emër!
Poezi nga: Sahit Shala
