Tag Archives: poezi
Në një qoshe të keqe
U deshëm vërtet në një qoshe të keqe,
Një vend aspak për dashurinë,
Zgërbonja, gjemba, gropa dhe hendeqe,
Ombrella të zeza galash mbi greminë.
Kur dashurinë atje asgjë nuk e joshte,
Çuditërisht e joshëm tok dhe e gjetëm.
Tek dashuronim ëngjëlli thoshte:
“Duroni dhe pak të ngjitni të përpjetën”.
Vërtet ish e keqe kjo qoshe.
D.Agolli
Zemra
Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.
Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.
Dëshira në të kundërt
Mund t’i quash përgjërim, lutjet e mia
Mund të thuash që jam çmendur e s’e di,
Po kur zemra bëhet plagë nga dashuria,
E vështirë t’pajtoj një tjetër, dashuri!
Mund të thuash që dhe vitet i merr era
Mund t’i quash një pjesë jete pa rënd’si,
Po një zemër e plagosur rri tek ”dera”,
Edhe qan për ato vitet ”unë dhe ti”!
Tashmë dyert t’i kam mbyllur dhe pse s’doja,
Me dëshiren në të kundërt do t’jetoj,
Do të jetë më e bukur paranoja,
Sesa puthje krejt pa ndjenja në nevojë!
Per ju femijë të kombit tim
O ju zogjtë e malit,
O lulet në saksi,
O mjalti në hoje,
O qumështi në gji.
O lulja e pranveres,
O yjet në agim,
O të bukurat gardhelina,
O femijet e kombit tim.
Dallëndyshja
Gjithçka filloi si një lojë
Nuk kish sesi t’mbaronte ndryshe,
Në kafaz sa mund të rrojë
Një krenare dallëndyshe?!
E rrethuar nga pasioni
Që të mbyste çdo dëshirë,
Fluturove nga ballkoni
Hape krahët e tu të lirë!
