Tag Archives: poezi shqip
Flakët e ëndrrës
Një shkëmb i moçëm, në luftë me detin,
Që zogjtë shtegëtarë shkelin më rrallë,
Se tremb furtuna e as tërmeti,
Jam unë ai, të pres me mall.
Një trung jetim, nën hënë e diell
I tharë në rrënjë, pa degë të njoma,
Që nuk e mposhtë as dimri i thellë
Jam unë ai, të pres akoma.
Emigrant
End’rra shumë, qě mbetën ënd’rra,
Për një jetë më të ”veçant”,
Mes dëshirash koha ikën,
Jeta jote…, emigrant!
Mërgimtar, ti dhe pas dheu
Zemrën prapa lë gjithmon.
E nuk di, kush është atdheu,
Aty ku lind, a ku jeton!
Zemra
Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.
Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.
Flutura e zemrës sime
Befas një flutur e madhe më erdhi,
Te dera me priste, vallë ishe ti?
Mos doje lotët të më fshije?
Apo të kishte marrë malli për fëmijë?
Ne çdo gëzim a hidhërim,
Ti vjen e më bën shoqëri,
Se kur jemi njohur të dy,
Me ke premtuar, “s’të lë vetëm ty”.
Por në dasmën e vajzës s’erdhe,
Nuk e di, ku të ngeli qejfi ty?
Vetëm të lutem, me premto,
Në dasma të tjera, të jesh aty!
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari
Vallja e shqipeve
Tri herë opinga rrahu dheun
sikur kërkoi leje prej tij,
pastaj shamia palët ndehu,
me qetësi dhe madhështi.
Vallja shqiptare shenjë në erë,
ylbere tirqesh ajo tehu,
kush ju kërceu njeherë dhe këmbët
ajo mirë u pandehu.
Kur shqipet thjesht në valle u hodhën
të gjithë vallë na kishin zili,
per gjakun që u derdh,
e për të shtrejtën liri.
Dhemb dashuria
Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund
Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!
