Emigrant
End’rra shumë, qě mbetën ënd’rra,
Për një jetë më të ”veçant”,
Mes dëshirash koha ikën,
Jeta jote…, emigrant!
Mërgimtar, ti dhe pas dheu
Zemrën prapa lë gjithmon.
E nuk di, kush është atdheu,
Aty ku lind, a ku jeton!
Duke kërkuar atë të ‘’mirën’’
Që e sheh e se merr dot.
Shpresa mban tě gjallë dëshirën,
Që ashtu mbet’ “jetë e mot’’.
Në një ajër që të mbytë
Në një burg te pa rrethuar,
Kufizuar, goja, sytë
Dhe gjymtyrë tě kufizuar.
Harron njerëz i harruar
Malli lumě qě rrjedh në lot,
Dashuria e mërguar,
Qě ashtu mbet ‘’jetë e mot’’.
Shtrenjt’ të gjitha i pagove
E shumë herë edhe me jetë,
Pa kuptuar, ti luftove
Vrave kohën vetë, ti vetë.
Me atë, “damkën” i huaj
Ashtu mbetesh përgjithnji,
Edhe unë që për “ty” shkruaj
Ndoshta jam më keq se ti.
Thuaje pra, o mos fol fare.
Kombësia t’bën njeri?!
Një i huaj ndër tě huaj,
Më i huaj në Shqipëri!
Poezi nga: Bledi Ylli
