Tag Archives: poezi shqip

Ne kryqezim

Në një nga kryqëzimet e jetës
papritur u takuam,
kur unë s’isha unë…e ti s’ishe ti,
u pamë një herë gjatë në sy,
dhe mbetëm të mbërthyer aty.
Rrugën humbëm,
nuk dinim nga shkonim,
here shkelnim në gropa,
herë mbi bar e asfalt,
here humbnim njeri tjetrin,
herë e gjenim prapë.

Me duaj

Me thuaj me duaj ska rendesi qielli
ne eshte I kalter a bje shi
ne eshte a ka perenduar dielli
a hena ka dale perkrashi.

Me thuaj me duaj e mos ik,
me qendro pran se kam nevoje,
se nga vetmija une kam frike,
e syrin loti te ma verboj.

Trishtim

Plot me mërzitje e mbusha dhomën,
pa një arsye ashtu kot,
pastaj pranë e thërrita heshtjen,
që qelqet lante me lot të ftohtë.
Ngadalë ngadalë ia fshiva lotët,
ah ç’zbulova përtej atij trishtimi,
zbulova përtej atij trishtimi,
zbulova gëzimin e vërtet,
që s’mundet ta fshihnte trishtimi.
E ndeza cigaren e prap e fik,
i dhashe fund një dileme,
e dhimbshme ështé të humbasësh një mike,
por bukur është të gjesh vetveten.

Porta e zemres

Një portë që rri e hapur, zemra ime,
Nuk mbyllet asnjëherë… E për cudi,
e di që s’je gjë tjetër, vec kujtime,
Ç’të presë ashtu e hapur! Nuk e di!

Eshtë zemra që tërheq ndjenjat e mia?
A ndjenjat dërgojnë zemrën n’fluturim!
Dikur kisha lexuar…Nostalgjia,
nis, nga një e vetme, ngashërim!

Një ”ah” që e merr era e tërbuar
Përhapet nëpër muzgje romantik.
Një shpirt që e djeg malli përvëluar
N’hapësirat e qepallave rrjedh pik-pik!

Qerpikët e bashkuar e të lagur
Të ngjitur do të mbeten! Kurse ti,
si erë do t’frysh mbi mua pa u ndalur,
Do të frysh.!Po s’do të hapen sytë e mi!

Sa keq

Me ndjenja jemi se jemi njerez,
deshirojme te ndjehemi mire,
por, keqas i ngjajme mizerjes,
kur mbi fatkeqesite e tjetrit ,
ndjejme lumturine …

Nese o njeri nuk bene dot mire,
se paku, perpiqu te mos besh keq,
gjeju prane tjetrit, ne diten e lige,
se ndofta neser, nevoje ti do kesh…

Sa keq, nese kete se ke mesuar,
dhe me keq nese e di e s’reflekton,
jam i sigurt keqas ke me e pesuar,
jeta eshte nje rrote qe pozicion ndron…

Jete ne leter

Shi që bie orëve të vona
Të rrëmben të shpie larg,
Ku vijnë zëra si jehona
E ku shpirti, bëhet varg.

Bëhet vargje. Vargje shumë
Derdhin mall e nostalgji,
Rrjedhin gërmat si një lumë
Përmbi letër, poezi.

Përmbi letër shtrohet malli
Qerpikët ndeshen në qet’si,
Bul’za djerse mbushet balli
Përmbi letër, nostalgji.

E ndër gërma nis udh’timi
Koha bëhet më e hirtë
Zemra del nga mallëngjimi
Permbi letër, derdhet shpirt.

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.