Porta e zemres
Një portë që rri e hapur, zemra ime,
Nuk mbyllet asnjëherë… E për cudi,
e di që s’je gjë tjetër, vec kujtime,
Ç’të presë ashtu e hapur! Nuk e di!
Eshtë zemra që tërheq ndjenjat e mia?
A ndjenjat dërgojnë zemrën n’fluturim!
Dikur kisha lexuar…Nostalgjia,
nis, nga një e vetme, ngashërim!
Një ”ah” që e merr era e tërbuar
Përhapet nëpër muzgje romantik.
Një shpirt që e djeg malli përvëluar
N’hapësirat e qepallave rrjedh pik-pik!
Qerpikët e bashkuar e të lagur
Të ngjitur do të mbeten! Kurse ti,
si erë do t’frysh mbi mua pa u ndalur,
Do të frysh.!Po s’do të hapen sytë e mi!