Thirrme serish
Luftën e fituam bashkë, miku im,
Po ç’të duhet ty, të mendosh s’koti?
Nëse ndonjë natë, të vij si vegim,
Thuaj me tallje:-Për luftë qe i zoti!
Thuaj:-Bëri mirë, që me luftën iku,
Se tani në paqe nuk të duhem më.
Unë kam peng, më shumë se armiku,
Ti nga ligësia, nuk matesh me të.
Po kur të ndodhesh, ti sërish në luftë,
Se kjo botë ka plotë sherre të tjerë.
Thirrmë të vi, s’ke pse ndihesh ngushtë,
Dhe unë për ty, s’do mendoj dy herë.
Buzet e mija
uzet e mija jane thar
Si dikur…
Per dashurin e par
Buzet e mija jane zhuritur
Si dikur…
Dashurin e par duke pritur
Buzet e mija jane tretur
Si dikur…
Dashurin e par per te gjetur
Buzet e mija jan pa fat
Kot i krijoi perendia…
Kot mi beri dhurat
Buzet e mija….
Sikur si kisha kurr
Aher kur isha i ri…
Dhe tani qe jam burr.
Si ty
Floket e tua i kreha me mendimet e mia,
c’fare ke ?… Jam ndryshe nga fotografia,
ta pata thene … Jam ndryshe po te me njohesh nga prane,
e mban mend ?…. Ende pa te thene ” te kam shume xhane ” ….
Buzet e tua i preka me deshirat e mia,
te puthjes sime pararoja,
ngrite nje te embel bote, ne te shpirtit tim rrenoja,
ta pata thene … Nuk jam dhimbje,
edhe pse me gjete duke renkuar,
te thash qe nuk bie edhe pse me pe rrezuar ….
… Ne naten time, ti me e bukur se nje hene,
si nje diell i bukur e per erresire nuk le me vend’,
si mund te bie ?… Tashme nuk mund te vdes,
kam ty, forcen e shpirtit e mundem te t’pres …..
Princesha ime
Sa shpejt ti vitet i le mënjanë!
Thua se koha kundër më shkon,
Tashmë m’u rrite, m’u bëre ZANË
Dhe mua mendja gjetkë më shkon…
Pak e nga pak,se ç’më hyn frika
Tek shoh të rritesh, tek shoh hedh shtat
Trembem, e di? Se do vijë dita
Që sytë e mi do mbeten thatë…
Ç’ndjenja të turbullta,që më pushtojnë
herë-herë e them:-nuk di se ç’dua?!
Habitem, vitet kaq shpejt kalojnë?!
Kur ti m’u rrite,m’u bëre GRUA!
Ku mbeti njerezia?
Shpirtra te vrar dhe pa jet,,
njerez kot dhe pa vler,,
te etur nga zilia te etur nga paraja,,
sdijne c’kerkojne,mjer fukaraja,,
Duan pushtet te marre me zor,,
edhe cirren e sillen si horr,,
genjejn e mashtrojn ket popull te mjer,,
qe vec dijne te vjellin vrer,,
Po c’mund te bejme ne kete vend te shkrete,,
qe vet genjeshtra bertet sikur te jet e vertet,,
ku sapunin ta japin per djath,,
e njerzia te uritur e hajn gjith maraz,,
Me mire ndrysho ti jeten o njeri,,
mos u bej kurr si i tille,,
mos shiko horrat e qeverris,,
por shijo ditet e tua te rinis,,,
Burre e grua
Shume bukur kjo që shkruan
Burrë e grua mish e thua..
Dhe gjahtari kur një qen do mbars,
I zgjedh racën mos këlyshët lindin të marrë.
Poet, sarkazëm të hollë e ke përdorë,
Por zgjedhjen e bashkeshortes e ke vet në dorë.
Një fjalë e urtë shkodrane thotë, poet,
Pëlhurës shihi anën e vajzës nanën.
Nënat që për ju emigruan në botën tërë,
Ndoshta nesër racat lëmsh do jenë bërë,
Vështirë të gjykoni pastaj për fëmijtë e lindur,
Shqiptarë nuk do jenë as fëmijë, as të rritur!
