Mos i’a zini rrezen diellit
Dielli erdhi me agimin,
rreze mbushur plot për plot,
natyrës, njerëzve u dha ndriçimin,
rrezet mbushur me të ngrohtë…
Seç u shfaq, paprit, babëzia,
diellin, ajrin i dua vet,
dhe po ngordhi gjithë njerëzia
nuk kam gajle, nuk kam dert…
Jam zene rob
Rruges tende kaloj,
me shpresen Ty po te takoj..
Por heshtja mbizoteron,
dhe ne te dy ngelem po njesoj!
Ke ikur ndoshta, kete nuk po e kuptoj?!
Eh! nje brenge me ka kap, e s’po me leshon..
Veten torturoj ti iken dhe per mua s’mendon?
Une do te pres akoma,jam preh’ e dashuris ton’!
Njeri pa shpirt
Te hapa deren e zemres sime ngadalë
dhe ti hyre ne te si nje engjell i mirë.
Por shume shpejt ti u shndërrove ne djall
dhe shkatërrove, dogje, si nje killer i pirë.
Ti lypsar qe thesar kurr s’kishe pare..
Mi more te gjitha dhe s’me le asgje.
Shkaterrove, dogje ne zemren e vrare…
E prishe gjith boten qe kisha ndertuar ne te!
Sensi i lumturise
Sensin e lumturisë
e gjej vetëm tek Ti
Je buzëqeshja ime
ç’do natë e ç’do ditë…
Merr sytë e mi dhe shiko,
merr shpirtin tim dhe jeto!
Atëhere do të kuptosh se
Lumturia ime mbanë emrin tënd…
Nata u terr sonte, qielli po qan
Më iku buzëqeshja sonte,
dhe mbrëmja këtë e kuptoi,
natës i’a fshehu hënën,
dhe qielli filloi të qaj…
Na iku shkëlqimi, pllakosi errësira,
dhe gjumi u tremb nga shiu rrebesh,
s’më pëlqente, sonte, as muzika,
dhe frymëzimi s’më vinka për dreq…
Vetmi
E vetme mes katër muresh jam
duke lexuar vargjet e tua,
Lotët su kristal, nduar ende kam
një dhimbje, një brengë shtrëngohet në mua.
E përhumbur mes kujtimesh
si zogjt marrin shtegëtim,
Bashkë me erën në mes ëndjesh
për tek ty marrin fluturim.
