Nata u terr sonte, qielli po qan
Më iku buzëqeshja sonte,
dhe mbrëmja këtë e kuptoi,
natës i’a fshehu hënën,
dhe qielli filloi të qaj…
Na iku shkëlqimi, pllakosi errësira,
dhe gjumi u tremb nga shiu rrebesh,
s’më pëlqente, sonte, as muzika,
dhe frymëzimi s’më vinka për dreq…
S’dua t’ju rrëndoj me pëshën e natës,
as shpirtin t’ua pllakos errësira,
ndaj, Ju lutem, mos merrni ngarkesë,
se do rikthehen ditët e mira…
Pse nata u terrë e po qanë qielli,
ne, jo s’do mbetemi , si ata, nxi,
në shpirt e zemër dritë dielli do kemi,
dhe pse jashta mund të bie shi…