Sot rinia Shqiptare
Fushat presin lumenjtë shkojnë
Gjëmbat ferra lulëzojnë,
Tok pjellore tok Shqiptari
U rrit çupa, u rrit djali.
Punoj drapri, dhe kazmaja
Plasi hasmi nga sevdaja,
Binte shi dielli përvëlonte,
Bujku s’pyeste prapë punonte.
E ndan bukën në kafshatë,
Burra gra, e bënin gallatë,
Gjyshja erdhi nga shtëpia,
Nën sqetulla plot tepsia.
Një lakror një shishe dhallë,
E ka shtruar atje ne arë,
Zogjtë u mblodhën cicëronin,
Lumenjtë me poshtë gurgullonin.
Sot rinia Shqiptare,
S’duan të dijnë për token fare,
Duan fejsbuk dhe foristrad,
Gjumë gallatë të flenë në shtrat.
Moj rini vesa kristal,
Lule çelura ne mal,
Po nuk punove dit’ dhe natë,
Nuk do gjesh as bukën thatë.
Poezi nga: Veron Hoxhaj 9/4/2016