Zemra
Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.
Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.
Trishtim
Shi, ere, furtune, stuhi,
qielli ben nje zhurme e drite te tmershme
trishton shpirtin
sa nuk ta merr mendja!
Ate kohe je ne vendin
ku nuk shkon kurre
me endje e me deshire,
njerez qe kane nevoje per ndihme,
femijet qajne nga dhembjet
sikur as nenat nuk munden t’ju ndihmojne!
Dhimbje o Zot trishtim ne shpirt…
Zëri i dëshirës
Një i ”rritur”i moshuar, me ca vite përmbi shpinë
I lëkundur ne djep malli mes ninullash nostalgjike.
Një dëshirë m’erdhi spontane të takoja fëmijërinë
E më shpuri të jetoja, ato vite fantastike.
Eh sa shumë që kemi ecur, pa vetëdije të nxituar,
Sa të ëmbël ato vite ajo ”koha” shumë më parë.
Jemi ndarë me njerëz gjaku edhe miq kemi harruar,
Dhe nga motra e nga vëllai pa kuptuar jemi ndarë!
Mungesa jote
Ndihem vetëm këtë natë,
E nuk po gjej aspak qetësi,
Mendja fluturon atje larg,
Atje ku ndodhesh ti.
Në dhomën tonë asgjë s’ka ndryshuar,
Mungon ngrohtësia që sillje ti,
Piktura jote mban murin zbukuruar,
Heshtazi më bën shoqëri.
Do që me mua të bisedosh,
E me shikon drejte e ne sy,
E me vështrimin tënd të qetë,
Si i zene ne faj me rri.
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari
Flutura e zemrës sime
Befas një flutur e madhe më erdhi,
Te dera me priste, vallë ishe ti?
Mos doje lotët të më fshije?
Apo të kishte marrë malli për fëmijë?
Ne çdo gëzim a hidhërim,
Ti vjen e më bën shoqëri,
Se kur jemi njohur të dy,
Me ke premtuar, “s’të lë vetëm ty”.
Por në dasmën e vajzës s’erdhe,
Nuk e di, ku të ngeli qejfi ty?
Vetëm të lutem, me premto,
Në dasma të tjera, të jesh aty!
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari
Ç’pamvarësi
Ç’pamvarësi në kthetra korbi,
E nën thundra ”shoviniste”,
Kur ”gërshëra” e një Serbi.
Thellë më thellë Ty po të priste!
Me ç’logjikë i mbyllet dera
E le jashtë motër e vëlla,
Flamurin tënd se valvit era,
Por ajo e tyre ”ah”!
