Zëri i dëshirës
Një i ”rritur”i moshuar, me ca vite përmbi shpinë
I lëkundur ne djep malli mes ninullash nostalgjike.
Një dëshirë m’erdhi spontane të takoja fëmijërinë
E më shpuri të jetoja, ato vite fantastike.
Eh sa shumë që kemi ecur, pa vetëdije të nxituar,
Sa të ëmbël ato vite ajo ”koha” shumë më parë.
Jemi ndarë me njerëz gjaku edhe miq kemi harruar,
Dhe nga motra e nga vëllai pa kuptuar jemi ndarë!
Ç’puhiz malli më përk’dheli e më bëri pesë vjecar?
A mos ish’ dëshirë e ndrydhur, që nga shpirti del pa zë?
Kur jetojmë të gjithë së bashku c’mund të kemi për të ndarë?
Veç një fjalë, një buzëqeshje, një mirëmbrëma dhe asgjë!
Po kam mall ta haj e mira. Ti nuk ke ashtu si unë?
Unë nuk vi nga planet tjetër, porsi ti m’tregon pasqyra,
Lëre smirën e inatin, nxirr njeriun që fle ”gjumë”,
Mos lejo kurrë buzëqeshja, të t’largohet nga fytyra!
Një i ”rritur” i moshuar, me ca vite përmbi shpinë,
Si fëmijë disa momente me sy mbyllur përjetova,
Vërtetë trupi mund të plaket, por se mposhtë dot dashurinë,
Edhe unë se kisha humbur vetëm thjeshtë e rikujtova!
Poezi nga: Bledi Ylli