Category Archives: Poezi Shqip
Erdha Kosove
Permes qiellit krahapur po vij tek ti
Me prit Kosove qe ta shuaj mallin
Hape krahet te te marr ne gji
Ia nderro emrin ketij mergimtari
Kosove ti njoh dhimbjet
Dheun qe ujite me gjak
Ti njoh lotet Kosove
Qe jam mbytur ne ta si n’dete
Therret Presheva
Therret Presheva me lot ne sy,
ku je o moter Cameri?
Me harruan mua e ty,
me kane lene moter ne Serbi.
Ku je o Adem Jashari,
cohu o trim e dil nga varri,
Pushka jote e dha kushtrimin,
te gjitha trojeve t’ju bejm bashkimin.
Kemi mbetur ne meshire te fatit,
sikur zogjte pertej shpatit
na burgosin e na malltretojn,
Saa her Serbet qe te dojn.
Vetetin shpresa
Buzë detit mbeti, betimi e besimi
Syri limaneve tretur
Nata përskuqet yjesh
Agimi arratiset e s’kujtohet të vijë,
Shpresa ka puthur fundin e detit,
Ëndrra, ëndërron ëndrrën e saj
Qiellin pa re të mbarsura
Me pabesi
Flladi patjetër do vinte, Delë
Era shkundi petalin e ëndrrës
Shpresa vetëtin, vetëtin.
Vetëm erë harrese mos ndill,
Dallgë e tërbuar!
D. Kërluku
Pse, o nene?
Pse me braktise, o nene?
C’faj ka nje foshnje e mitur?
Pse nuk me fale pak ngrohtesi?
Po me le vete me u rritur?
Ku u zhduke ti o nene,
kur une per ty pata nevoje?
Po dhimbje per mua nuk ndjeve,
shpinen ku ma ktheve?
Prej cfare dashurie
me ke lindur mua?
Me se ke ushqyer,
me dhimbjet dhe lotet e tua?
Na ikne grate ne feste
Na iknë gratë në festë
mjerë, mjerë, ne të zestë
shtëpine, pa fshir’ na i lanë
kapic’ pjatash,mbi lavamanë.
Nisen, qeshur grupe- grupe
një shall fallco, përmbi supe
kullundrisur, gratë tona,
kush me fund ,kush pantollona.
